fbpx

Erdogan vjen në Tiranë, anulohet seanca e sotme parlamentare

nga Revista Kosovarja

Është anuluar seanca e sotme plenare, ka njoftuar dje Parlamenti i Shqipërisë.

Nuk dihen arsyet e anulimit, por Parlamenti njofton se seanca do të zhvillohet në datën 17 tetor.

“Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 10 tetor, është anuluar dhe do të zhvillohet në datën 17 tetor, me rend dite të përbashkët, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit”, thuhet në njoftim.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan do ta vizitojë sot Tiranën, ku është planifikuar të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Xhamia e Namazgjasë dhe Parlamenti i Shqipërisë ndodhen në një distancë shumë të afërt nga njëra-tjetra dhe incidentet e fundit mund të jenë shkaku.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]