Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Erërat e forta, Komuna del me thirrje për qytetarët

nga Revista Kosovarja

Ndërmarrja “Gjelbër” i ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes sot gjatë ditës për shkak erërave të forta.

Mbi artikull

Në njoftim thuhet se qytetarët të kenë kujdes gjatë kohës kur lëvizin në parqe, ose dhe kur parkojnë veturat afër pemëve.

“Për shkak të erërave të forta dhe kushteve atmosferike të paqëndrueshme, lusim qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes nëpër parqe, hapësira të gjelbëruara dhe gjatë parkimit të veturave pranë pemëve. Ekipet e GJELBËR janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht, me qëllim të ruajtjes së sigurisë publike dhe intervenimit aty ku paraqitet nevoja“, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]