Erion Veliaj i bëri pritje madhështore Emina Çunmulajt

nga Revista Kosovarja

Veliaj priti në takim disa artistë.

Në kuadër të hapjes së sezonit turistik nga “Unioni i Bashkive”, kreu i Tiranës mblodhi në një vend disa emra të njohur.

Në mesin e tyre ishte edhe modelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj, e cila jeton dhe vepron jashtë trojeve shqiptare.

Çunmulaj ka publikuar disa fotografi nga pritja që asaj dhe artistëve të tjerë iu bë nga Veliaj, ndërsa shprehet e lumtur që është ambasadore për të promovuar vlerat kulturore dhe turistike të qyteteve shqiptare.

“Faleminderit kryetari i Bashkisë së Tiranës për ftesën në vizitën zyrtare në zyrë @erionveliaj
Faliminderit ne pritjen zyrtare me gjithe kryetaret e @unioni_bashkive

Unë pres që të vazhdoj të jem ambasadore në Ballkan dhe veçanërisht të promovoj aktivitete kulturore dhe turistike në rajonet tona.
Le të jetë ky vetëm fillimi i një mënyre më të mirë se brezi im, por edhe i atyre që do të pasojnë”, shkruan ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]