Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të pëlqyer e më të dëgjuar tash e disa vite, kjo falë zërit të tij, por edhe afërsisë që ka pasur gjithmonë me publikun.
Një djalë i talentuar dhe punëtor, shumë pozitiv dhe i sinqertë nuk ka si t’i mungonte suksesi, shkruan “Kosovarja”.
Ai është djali i këngëtarit të mirënjohur dhe të pazëvendësueshëm të muzikës shqipe, Sabri Fejzullahut dhe si duket kjo i ka ndihmuar shumë atij, që sot të pëlqehet e të vlerësohet nga gjenerata të ndryshme.
Ermali ka filluar karrierën në moshë shumë të re dhe deri tani lirisht mund të themi se nuk ka pasur ndonjëherë rënie, por vetëm punë të palodhshme e bashkëpunime të suksesshme.
Së fundi ai ka publikuar në rrjete sociale një imazh të para disa viteve, kur ishte në moshë më të re dhe mund të themi se ka ndryshuar mjaft shumë.
“Se vitiet ikin tutje…” ka shkruar ai në mbishkrimin e fotograsfisë, duke e kujtuat kështu me nostalgji atë kohë. /Kosovarja/