Sot feston ditëlindjen Nera Fejzullahu, gruaja e këngëtarit të mirënjohur shqiptar Sabri Fejzullahut dhe nëna e Ermal Fejzullahut.
Nera sot ka pranuar urime të shumta, jo vetëm nga familjarët por edhe miq e kolegët të bashkëshortit e të djalit, shkruan “Kosovarja”.
Sigursht publikisht e uruan edhe Ermali dhe nusja e saj Ariana, të cilët zgjodhën fjalët më të mira për të.
“Nanë, shpirt.. dirtë e syve të mi. Gëzuar ditëlindjen! Të du pa fund” ka shkruar Ermali, duke ia bashkangjitur urimit një fotografi shumë të bukur.
“Urime ditelindjen zemra jeme!” ka qenë urimi i nuses, Arianës për vjehrrën.
I urojmë edhe shumë të tjera. /Kosovarja/