Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ermali tregon kohën kur shkoi t’ia kërkonte dorën Amit

nga Revista Kosovarja

Ermal Mamaqi ishte i ftuar sot në “E diell”, në rubrikën “N’fermë”, ku tregoi një ngjarje të sikletshme që ka ndodhur kur ai dhe prindërit e tij shkuan të kërkonin dorën e Amit.

Ermali tregoi se babai i tij është shumë humorist dhe e porositi që të mos bënte shumë humor.

Por në momentin kur Ami po hapte shampanjën, babai i Ermalit bëri një shaka që i tmerroi të gjithë.

Moneytizer Paragrafi 4

“Babai im është një nga njerëzit më humorist dhe përpara se të hynim tek shtëpia e vjehrrit i thashë ‘Përpiqu të mos bësh shumë humor’. Bëmë muhabet, ndjenjëm, dhe kur erdhi momenti që Ami do hapte shampanjën, babi tha: ‘Mos e hap atë shampanjë’.

Ngelëm ne, mendova se u prish fejesa, u tmerruan vjehrri dhe vjehrra.

Pastaj tha babi: ‘Unë nuk po shoh gotat’. Aty thashë shyqyr do bëhet fejesa”, tregoi Ermali.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]