Këngëtari i shumë këngëve, hiteve e bashkëpunimeve po feston ditëlindjen e tij të 73-të.
Sabri Fejzullahu ndryshe siç e quajnë edhe ikona e muzikës shqipe, vazhdon të konsiderohet si një zë i pashterrshëm i skenës mbarëshqiptare, shkruan “Kosovarja”.
Natyrisht që për kënëgtarin e mirënjohur nuk mungojnë urimet e veçanta nga njerëzit e veçantë, por në radhë të parë të familjes.
Është Ermali, djali i tij ai i cili ka bërë urimin emocional për babain.
“Urime ditlindja i pazavensushmi i Shqipetarise. I bofsh edhe 100 bashke me buzqeshjen tane e zemren e bardhe e tmire qe e ki . Je krenaria jone, e sa ma gjate jeta jote aq ma e bukur jeta jem . Te duam shume une , e padyshim edhe krejt Shqipetaret kudo qe jane” ka shkruar Ermali për babain e tij të mrekullueshëm./Kosovarja/