fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Esobari për marrëveshjen për asociacionin: Duhet të zbatohet dhe do të zbatohet

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Vendimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë do të implementohet.

Kështu ka thënë emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë online të organizuar nga Këshilli Atlantik.

Ai ka thënë se asociacioni është një nga obligimet në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE).

“Është një dispozitë ligjërisht e detyrueshme. Është ligjërisht e detyrueshme për Serbinë, për Kosovën dhe për BE-në – dhe pikërisht për shkak se ne e mbështesim dialogun, është edhe detyrimi ynë. Pra, po, duhet të zbatohet dhe do të zbatohet” ka thënë Escobari.

Ai tha se shpreson që Qeveria e Kosovës ta shohë si mundësi dhe ka theksuar se në Europë ka modele që mundësojnë të drejta kolektive për pakicat.

A vuani nga problemet e prostatës dhe fshikëzës? Zgjidhni tani!
Escobari ka theksuar mbështetjen e ShBA-së për Kosovën, duke thënë se nuk ka asnjë vend në botë që e përkrah Kosovën më shumë se ShBA-ja.

“Përkushtimi ynë ndaj Kosovës, sovranitetit, pavarësisë, integritetit territorial dhe sigurisë së saj është i fortë. Është një partneritet me popullin e atij vendi dhe ne nuk do t’i braktisim ata”, ka thënë Escobari.

Escobari ka folur edhe për marrëveshjen e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat dhe rolin e ShBA-së në procesin e negociatave.

“Unë e konsideroj të rëndësishme për uljen e tensioneve marrëveshjen e arritur nga Serbia dhe Kosova për targat javën e kaluar. Qëndrimi ynë ka qenë gjithmonë që në vend që të punojmë për çështje individuale që krijojnë tensione, të gjitha këto çështje duhet të jenë pjesë e dialogut të sponsorizuar nga BE-ja”, ka thënë ai.

Kur është pyetur nëse ShBA-ja do të merrte drejtimin në atë proces, Escobar ka thënë: “Nuk e besoj. Sepse tani, nëse shikoni historinë e angazhimit tonë në dy vitet e fundit, duke punuar me BE-në me ndërmjetësimin e tyre, ne arritëm të zgjidhnim shumë kriza dhe arritëm të parandalonim dhunën në rajon në 18 muajt e fundit”.

Escobari ka thënë se beson se dialogu duhet të zhvillohet në BE, duke pasur parasysh se të gjitha vendet e rajonit kanë aspirata për anëtarësim në BE.

I pyetur nëse ka një afat që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje për normalizim, Escobari ka thënë se do të ishte mirë që të arrihet një marrëveshje “sa më shpejt”.

“Një konflikt i ngrirë nuk i përshtatet askujt”, është shprehur Escobari.


Etiketa: Esobari

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Plagosja e nënës dhe bijës në Fushë Kosovë – Si mori plagë vdekjeprurëse i dyshuari?

4 orë më parë
Aktuale

Murati: Opozita kundër propozimit tim për t’ia falur tatimpaguesve nga 100 euro, po i mbrojnë biznesmenët

9 orë më parë
Aktuale

Nënë e bijë në Fushë Kosovë dyshohet se u plagosën për çështje pronësore

10 orë më parë
Aktuale

Dy aeroplanë ushtarakë të Forcave Ajrore Indiane përplasen në ajër – njëri pilot gjendet i vdekur, vazhdojnë kërkimet për aeroplanin tjetër

14 orë më parë
Aktuale

Flet vajza që pa të plagosurat: Ishin të shtrira në rrugë, njëra 53 tjetra rreth 30 vjeçare

14 orë më parë
Aktuale

Plagosja e dy grave në Fushë Kosovë, identifikohet i dyshuari

15 orë më parë
Postimi tjetër

Pse këta VIP-a nuk pinë fare alkool

Bora Zemani rikthehet në 'Përputhen'? Moderatorja jep përgjigjen

Xherdan Shaqiri i nervozon keq mediat serbe, kështu sillet me ta...


TË FUNDIT

Si të kapërceni fundin e një dashurie?

3 orë më parë

Nëse ju duhet të kuptoni se si të kapërceni një ndarje, duhet të dini se mënyra për të arritur atje...

Dea merr letrën mjaftë emocionuese nga babai i saj

3 orë më parë

Dea Mishel u surprizua nga babai i saj me një letër. Dea: Jam njeriu më me fat në botë për...

Dea për Amosin-Ndjenja romantike nuk kam, thejsht e kam xhan

3 orë më parë

Marrëdhënia e komplikuar mes Deas dhe Amosit ka konfuzuar të gjithë banorët, por edhe teleshikuesit. Dea: Ja kam thënë edhe...

Sfida “Talent Show” fitohet nga Nita, por bonusin e fiton Olta

3 orë më parë

Këtë javë, Vëllai i Madh caktoi një sfidë për të gjithë banorët. Bëhet fjalë për “Talent Show”. Çiftet e përzgjedhura...

Petrit Kllokoqi ka një kërkesë lidhur me Luizin

3 orë më parë

Kryetari i Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka një kërkesë për të gjithë gastronomët e Kosovës. Ai shkruan : “A...

Xhoni rikthehet në shtëpi, pritet me puthje e përqafime nga Diola dhe banorët e tjerë

4 orë më parë

Xhoni u rikthye në shtëpi dhe u prit me puthje e përqafime nga të gjithë banorët. Diola e cila është...

MË TË LEXUARAT

Zelensky – heroi i luftës së Ukrainës, sot mbush 45 vjet

Linda Shaqiri: Medvegja po thërret, do iu mallkojë një ditë…

Përdorën epitete të shëmtuara për njëri-tjetrin debatojn Armaldo dhe Luizi

Gjykata e Apelit anulon vendimin e Themelores për hedhjen e aktakuzës për dhunimin e 11-vjeçares

“Séraphine Plaza” në Pejë, hoteli luksoz që ka notën 10-të

Pamje si në filma: Policia publikon videon e arrestimit të katër personave

Luizi zbulon pse e hoqën nga puna dy ditë para se të hynte në BBVA

Xhuli tha se e ka rrahur Dafina Zeqirin, reagon Shota

Të rrini ulur shumë, është keq për shëndetin

UB shqiptare-gjermane ndihmon familjet e dëmtuara nga vërshimet në komunën e Mitrovicës

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist