Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Eurodeputeti gjerman i drejtohet Lajçakut: Po anoni kah agresori

nga Revista Kosovarja

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka hedhur kritika ndaj emisarit të BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav Lajçak.

Mbi artikull

Gahler i tha diplomatit sllovak përgjatë një diskutimi në Bruksel se po anon më shumë kah agresori sesa kah viktima.

“Duke parë aktivitetet tuaja që kur e keni marrë funksionin tuaj, ju shoh më tepër në anën e agresorit, jo të viktimës në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Apo e ndjeni besimin e serbëve dhe kosovarëve?”, pyeti ai.

“Ajo që nuk e di, zoti Lajçak, është reagimi juaj ndaj presidentit serb dhe qeverisë së tij. A nuk duhej ta kritikonit publikisht edhe Vuçiqin? A nuk duhej që BE-ja të ndalonte apo të kërcënonte se do ta pakësonte fluksin e parave në Serbi? A nuk duhet t’i drejtoheni nacionalizmit serb që është shkaku kryesor i pasigurisë dhe frikës në të gjithë Ballkanin Perëndimor? Cilat janë fjalët tuajA dhe të Borrell për qytetarët e Serbisë që protestojnë në numër të madh kundër qeverisë së tyre?”, tha ai.

Moneytizer Paragrafi 4

“Mendoj se Kosova është vendi më properëndimor në rajon me arritje politike që tregojnë në drejtimin tonë, arritje kundër korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit, demokracisë stabile, rritje ekonomike, një qeveri me mbështetje të lartë publike dhe në linjë 100% me deklaratat e politikës sonë të jashtme”.

Sipas tij, Kosova është e hapur për një zgjidhje të balancuar me Serbinë, “por po kërkon ndërmjetës të ndershëm që nuk e qetësojnë presidentin serb”.

Mes tjerash, ai e pyeti Lajçakun se kur do të kthehet presidenti i Serbisë,, Aleksandar Vuçiq nga konfrontimi në bashkëpunim, nga nacionalizmi në njohje dhe ta bëjë “një ndryshim politik që do të meritonte vërtet mbështetjen e BE-së”.

“Dhe nuk do të hyja në detaje të mëtejshme në atë që kemi parë me siguri se kush ishte i përgatitur të nënshkruante diçka ose kujt iu kërkua të kishte ndonjë nënshkrim në një letër të bardhë”.