fbpx

Eurodeputeti holandez: Më së voni më 1 janar 2024, Kosova do të marrë udhëtimin e merituar dhe të vonuar pa viza

nga Revista Kosovarja

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka reaguar pasi Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian ka miratuar në lexim të parë vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai ka thënë se e mirëpret këtë vendim të cilin e ka quajtur hap të rëndësishëm.

Në një postim në Twitter, eurodeputeti ka thënë se më së voni më 1 janar 2024, Kosova do të marrë udhëtimin e merituar dhe të vonuar pa viza.

“Hap i rëndësishëm! Unë e mirëpres këtë vendim të shteteve anëtare. Së shpejti: votimi në komitetin e punëve të brendshme dhe më pas në seancën plenare të Parlamentit Evropian. Më së voni më 1 janar 2024, Kosova do të marrë udhëtimin e merituar dhe të vonuar pa viza”, ka shkruar ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]