Raportuesja për Kosovën e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar pas lajmit për konsultimet e presidentit Hashim Thaçi me partitë politike në lidhje me formimin e qeverisë së re ose shkuarjes së vendit në zgjedhje.
Ajo në një postim në Twitter ka pyetur se përse presidenti Thaçi po e vë në rrezik Kosovën.
“Jam pa koment. Pyes veten se si mund të përfundojë kjo. Pse presidenti po e vë në rrezik vendin e tij? Po bëhet absurde çdo ditë e më shumë”, ka shkruar ajo.
It becomes more absurd every single day @HashimThaciRKS I am speechless. I wonder how this can end up. Why is the president putting his country in danger? https://t.co/6lGI0u4POk
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) April 22, 2020