fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Evropa kërcënohet nga një krizë edhe më e madhe këtë dimër

nga Revista Kosovarja
4 muaj më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

“Jo vetëm ftohtë”, Evropa kërcënohet nga një krizë edhe më e madhe këtë dimër

Europianët presin më frikë dimrin – por i ftohti dhe errësira – nuk janë e vetmja ‘e keqe’ që u kanoset.

Lufta në Ukrainë duket se ka shkundur gati të gjitha sistemet tona jetike dhe efekti i saj zinxhir po përkeqësohet çdo ditë e më shumë.

Dimri në Evropë po afrohet me shpejtësi dhe dukej sikur deri tani i vetmi problem për europianët do të ishte mungesa e energjisë e cila do t’i dërgonte detyrimisht drejt një dimri të ftohtë e të acartë.

Por kriza energjetike nuk është e vetmja ‘e zezë’ që u kanoset europianëve.

Gjëja e parë që kërcënon të bëjë kriza e energjisë është të gjymtojë jetën e përditshme dhe të prishë funksionimin normal të shërbimeve jetike për qytetarët.

Një nga këto shërbime jetike janë edhe rrjetet e komunikimit – të cilat bashkë me rrjetet elektrike mund të përballen me ndërprerje këtë dimër.

Kjo do të thotë se linjat e telekomunikacionit në të gjithë Evropën mund të pësojnë ndërprerje të rënda në muajt në vazhdim.

Në thelb, kjo tregon se evropianët mund të mos jenë në gjendje të flasin në telefon apo të përdorin internetin duke u shkëputur efektivisht nga pjesa tjetër e botës.

Një krizë digjitale duket më e mundshme se kurrë tashmë për Europën.

Ndërprerja e komunikimit në Evropë

Një raport i fundit nga agjencia mediatike Reuters citoi ekzekutivë të lartë nga katër Telecom-e, duke thënë se ata shqetësohen se ka një mungesë të sistemeve rezervë në shumë nga shtetet evropiane – sisteme të cilat janë të nevojshme për të trajtuar ndërprerjet masive ose të papritura të energjisë.

Vende si Gjermania, Franca dhe Italia kanë e shtypur tashmë ‘butonin e panikut’ dhe janë në bisedime të vazhdueshme me operatorët e tyre të Telekomit.

Evropa ka gati gjysmë milioni kulla telekomunikacioni dhe shumica e tyre kanë bateri rezervë që zgjasin vetëm rreth 30 minuta.

Ekspertët shqetësohen se kjo mund të mos jetë e mjaftueshme. Jo vetëm kjo, por një ndërprerje e rrjetit do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në shërbime jetike si spitalet, policia apo edhe ushtria.

Sipas raportit të Reuters, në Francë një plan i paraqitur nga shpërndarësi i energjisë elektrike ENEDIS përfshin ndërprerje të mundshme të energjisë deri në 2 orë në skenarin më të keq.

Edhe në Itali, ku racionimi i energjisë ka nisur si pjesë e planit të tyre të emergjencës, operatorët thonë se telashe të mëdha janë në horizont.

Shefi i lobimit të Telekomit italian, Massimo Sarmi ka thënë se: “Ndërprerjet e energjisë rrisin probabilitetin e dështimit total të komponentëve elektronikë nëse ato i nënshtrohen ndërprerjeve të shpeshta dhe të menjëhershme.”

Në Gjermani, Deutsche Telecom ka 33.000 site radio-mobile dhe sistemet e tyre të urgjencës mund të mbështesin vetëm një numër të vogël të tyre në të njëjtën kohë, ka konfirmuar një zëdhënës i kompanisë.

Këto ishin vetëm tre shembuj por në realitet, shumica e vendeve evropiane duket se mund të përballen me një skenar të ngjashëm.

Mungesa e energjisë së mjaftueshme tani mund të çojë në shkëputjen e rrjeteve telefonike dhe të internetit.

Me fjalë më të thjeshta, kjo është një krizë e cila rrezikon të na ndërpresë komunikimin me njëri-tjetrin dhe botën.

Dhe më shqetësuesja është se kjo nuk na prek vetëm në një nivel personal, ku mund të mos flasim dot me miqtë tanë por sisteme dhe infrastruktura të tëra që janë të varura nga rrjeti i telekomit mund të preken, duke nisur nga institucionet shtetërore tek shërbimet publike apo ato të emergjencës.

Në këtë pikë duket se qindra europianë janë të shqetësuar e të alarmuar deri në një pikë ku e vetmja zgjidhje që kanë gjetur është të dalin në protesta në qytete të ndryshme të Europës duke kërkuar që liderat e tyre të bëjnë diçka ose të paktën të adresojnë problemin.

Mbetet për t’u parë nëse dimri europian do të sjellë me vete vetëm temperaturat e ulëta apo edhe këtë barrë të rëndë e cila do të bie mbi qytetarët e thjeshtë më shumë se kushdo tjetër.


POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Leo Messi dhuron 3.5 milionë euro për Turqinë dhe Sirinë

3 orë më parë
Aktuale

Thoshin 8.200 hektarë Kosova ia ka falë Malit të Zi, kjo kjo ka qenë gënjeshtër e tyre, vetëm sa për të ardhur në pushtet

4 orë më parë
Aktuale

Pas shumë përpjekjeve, FSK nxjerr të gjallë edhe nënën e fëmijës që e shpëtoi në Turqi

5 orë më parë
Aktuale

Objekti i Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit të Turqisë pas tërmetit shkatërrues

5 orë më parë
Aktuale

Osmani: Çështja e kufirit Kosovë – Mali i Zi, politikisht është e mbyllur

6 orë më parë
Aktuale

Mustafa tregon pse VV në opozitë e quante Asociacionin serbisht “Zajednicë”

6 orë më parë
Postimi tjetër

Haxhiu nuk i mban lotët: Gjumin nuk e bëj rehat për rastin Dehari

Ministrja Haxhiu e akuzon ish-ministren Hoxha për marrjen e incizimeve në rastin Dehari

Kjo është arsyeja pse është e rrezikshme të ruani patatet në të njëjtin vend me qepët

TË FUNDIT

Këto “gabime” nuk duhet t’i bëni kurrë pas ndarjes

2 orë më parë

Marrëdhënia ka mbaruar. Ndoshta mund të ketë miqësi, por marrëdhënia që kishit dikur ka përfunduar. Zakonisht jeni të mërzitur dhe...

Sekretet që një marrëdhënie në distancë të funksionojë për mrekulli

2 orë më parë

Marrëdhëniet në distancë kërkojnë një impenjim të rëndësishëm për sa i përket besimit, organizimit dhe komunikimit. Nëse marrëdhëniet në distancë...

Zbardhni dhëmbët me lëvore të bananes

3 orë më parë

Mund t’i keni flokët e përsosura, grimin e keni aplikuar mirë dhe lëkura mund t’ju duket e mahnitshme, por ndoshta...

Horoskopi ditor, e enjte 9 shkurt 2023

3 orë më parë

Dashi Sot juve qe jeni ne një lidhje do keni një dëshirë te papërmbajtur për t’i bere gjerat sa me...

Leo Messi dhuron 3.5 milionë euro për Turqinë dhe Sirinë

3 orë më parë

Fatkeqësitë e tërmeteve në Turqi dhe Siri janë shqetësuese për të gjithë botën dhe kjo bashkuar edhe një herë shumë...

Klea Huta komenton lojën Kiarës dhe romancën me Luizin

3 orë më parë

“Dasma” e Kiara Titos me Luiz Ejllin në shtëpinë e “BIg Brother VIP” ishte e bukur dhe plot emocione, sipas...

MË TË LEXUARAT

Pas daljes nga “BBVIP”, Efi përballet ashpër me motrën e Olta Gixharit: Jam mësuar me një si puna jote atje brenda

Horoskopi, zbuloni nëse jeni xheloz në çift, apo keni besim?

Afrona Dika e zbulon personin që është në lidhje

Luizi për Bledin: Limiti im është Kiara nëse e prek do “ta zhgarravis”

Erdogan shpall shtatë ditë zie kombëtare pas tërmetit që mori mijëra jetë

Edona duke zonjë e rëndë me këtë veshje

Çfarë janë dritat e çuditshme që zbardhin qiellin para tërmeteve?

Luizi zbulon se sot është datëlindja e babait të tij të ndjerë, e kujton me fjalë emocionuese

Moti sot i ftohtë dhe me ngrica

Kjo bimë sjell para dhe fat të mirë, duhet ta mbani në shtëpi

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist