Aktori turk shumë i dashur për publikun shqiptar, Kenan Imirzalioglu, i njohur nga të gjithë si Ezeli, do të bëhet së shpejti baba për herë të parë.
Partnerja e tij, Sinem Kobal është në pritje të ëmbël.
Lajmin e kanë bërë të ditur të afërmit e dyshes.
Çifti do të bëhen prindër pas katër vitesh martesë dhe nuk mund të ishin më të lumtur.
Të afërmit kanë zbuluar se Sinem po pret një vajzë dhe është në fillim të shtatzënisë.