Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

‘Fallco’, Rrushe Zyba për Brikin, tregon çka ndodhi mes tyre

nga Revista Kosovarja

Modelja Rrushe Zyba, e ftuar së fundmi në emisionin “Prive by Liberta Spahiu”, ka folur pa doreza rreth eksperiencës së saj në “Supernova” dhe konflikteve që lindën me konkurrentet.

Mbi artikull

Rrushe u shpreh se, megjithëse nuk arriti të fitonte, ajo e ka shijuar pa masë këtë rrugëtim.

Ajo theksoi se mbështetja e familjes ishte thelbësore gjatë kohës së garës.

“Si eksperiencë ka qenë e mirë, familja më ka suportuar, besuar shumë,” tha Rrushja, duke shtuar se ka qenë plotësisht vetvetja gjatë gjithë pjesëmarrjes.

Moneytizer Paragrafi 4

Ajo po ashtu theksoi se nuk është e dëshpëruar që nuk fitoi, duke treguar një qasje pozitive për të ardhmen.

Megjithatë, intervista u ndez kur u diskutua për marrëdhënien me koleget, sidomos me Brikendën.

Rrushja nuk hezitoi ta quante Brikendën “fake” (e rreme).

Ajo konfirmoi se raporti mes tyre është ndërprerë plotësisht dhe se ato nuk kanë më raporte të afërta, duke shkuar deri aty sa janë bërë unfollow në rrjetet sociale.

Rrushja madje nuk u ndal me kaq! Ajo pati edhe diçka tjetër për të thënë.

Ndiqni intervistën e saj në materialin më poshtë! /Prive

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]