fbpx

Familja e Faton Hajrizit autorizon avokatin Koci për tërheqjen e trupit nga Serbia

nga Revista Kosovarja

Familja e Faton Hajrizit ka autorizuar avokatin Arianit Koci për tërheqjen e trupit të djalit të tyre, i cili u vra ditë më parë në Serbi.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar vetë avokati Koci.

Koci tha se sot kishte takim me familjarët e Faton Hajrizit nga edhe ku mori autorizimin.

“Sot u takova me nënën e të ndjerit Fatonit, e cila më dha autorizimin e saj. Ajo ishte e shoqëruar nga vëllai i vogël i Fatonit në zyrën time. Kam filluar menjëherë kontaktet me autoritetet në Beograd dhe jam në koordinim me ambasadorin Jetish Jashari, shefin e Zyrës së Kosovës në Beograd. Deri tani kemi përfunduar disa detyra dhe sot kam kontaktuar Institutin e Mjekësisë Ligjore atje”, tha Koci.

Avokati ka shtuar se ende nuk kanë identifikuar vendndodhjen e trupit të të ndjerit.

“Ende nuk e kemi identifikuar vendndodhjen e trupit të të ndjerit. Opsionet e mundshme janë Beogradi, Shidi ose Novi Sadi. Sapo të marr informacionin e saktë, do të nisem menjëherë, shpresoj brenda ditës së nesërme ose pasnesër. Kam të gjitha dokumentet e nevojshme dhe do të vazhdoj me procedurat,” ka thënë Koci.

I arratisuri nga burgu i Smrekonicës në Kosovë, Faton Hajrizi, është raportuar të jetë vrarë nga autoritetet në Serbi të premten.

Hajrizi ka qenë në kërkim nga autoritetet serbe, pasi më 18 korrik është raportuar se e ka vrarë një zyrtar policor serb dhe e ka plagosur një tjetër, gjatë një kontrolli rutinor në Lloznicë të Serbisë, qytezë në afërsi me Bosnje-Hercegovinën./Telegrafi


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]