Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Familja gjakovare dorëzon në polici zarfin e humbur me 3 mijë e 800 euro

nga Revista Kosovarja

Një rast që dëshmon ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare është regjistruar në Gjakovë, ku një familje dorëzoi në Polici një zarf me 3.800 euro, të cilin e kishte gjetur në një institucion publik.

Mbi artikull

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 6 gusht, qytetari I. Fetahu dorëzoi në Stacionin Policor në Gjakovë zarfin që ishte gjetur nga bashkëshortja e tij, transmeton Klankosova.tv.

Pas verifikimeve, autoritetet konstatuan se shuma e parave ishte raportuar si e humbur më 4 gusht nga pronari i saj. Pas përfundimit të procedurave hetimore, u vërtetua se mjetet i përkisnin personit që kishte bërë raportimin dhe ato iu kthyen pronarit legjitim.

Policia e Kosovës ka falënderuar familjen Fetahu për ndershmërinë dhe bashkëpunimin e treguar, duke e cilësuar rastin si një shembull të përgjegjësisë qytetare dhe bashkëpunimit me institucionet e rendit.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]