Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Fansat aludojnë se Justin Bieber thumboi Selenën në postimin e fundit

nga Revista Kosovarja

Fansat po pretendojnë se Justin Bieber ka thumbuar ish të dashurën e tij Selena Gomez, për fejesën e saj me producentin Benny Blanco pasi publikoi një meme në Instagram.

Mbi artikull

Postimi në fjalë përfshinte një skenë nga filmi “The Lord of the Rings”, ku personazhi Gollum shfaqet duke mbajtur unazën e artë me një shprehje admirimi.
Teksti që shoqëronte klipin ishte: “Vajzat në rrjetet sociale kur fejohen”.

Nuk vonoi shumë dhe ndjekësit në rrjetet sociale nisën të spekulonin për kuptimin e postimit enigmatik të këngëtarit të hitit “Sorry”.

“Justin Bieber po çmendet nga lajmi i fejesës së Selenës?? Karma është reale”, shkroi një përdorues në X, duke cituar një varg nga kënga e re e Gomez dhe Blanc: “Si është të ndihesh i harruar”.

Moneytizer Paragrafi 4

Një tjetër komentoi: “Kjo është e turpshme. Kujtoni që ai filloi të bëhej kaq emocional pas fejesës me Selenën.

Ndërsa një tjetër shtoi: “Sa i papjekur! Ai tashmë është baba i një fëmije, kanë kaluar pothuajse dhjetë vite—kur do ta kapërcejë këtë situatë?

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]