Spektakli i “Big Brother VIP” për momentin është një nga më të shikuarat dhe klikuarat në vend.
Duke u ndjekur nga shumë vende edhe të huaja, banorët dhe ngjarjet në shtëpinë e famshme komentohen çdo ditë, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi, është bërë virale në rrjet një video mjaft shqetësuese.
Video shihet të jetë shkëputur disa javë më parë derisa ishin pjesë e shtëpisë këngëtarja, Big Mama si dhe analisti Meridian Ramçaj.
Derisa dyshja ishin në kuzhinë, në video shihet se si karrigia ku servohet ushqimi bënë një lëvizje.
Kjo gjë është mjaft e çuditshme duke qenë se nuk shihet ta ketë lëvizur ndonjë nga konkurrentet apo diçka tjetër, komentojeni ju videon.
