Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Fat nga ana financiare në astrologji nga këto data

nga Revista Kosovarja

Ndryshimet janë në horizont! Jupiteri, planeti i fatit dhe bollëkut prej dy ditësh është transferuar tek Peshqit.

Mbi artikull

Jupiteri do të qëndrojë tek Peshqit deri në 28 korrik para se të zhytet tek Ujori. Pastaj do të kthehet në Peshqit më 28 dhjetor, ku do të qëndrojë deri më 10 maj 2022. Sa për t`ia ditur itinerarin. Astrologët mezi e presin vizitën e Jupiterit tek Peshqit. Pse? Sepse parashikohen ndryshime dhe shumë fat. Kjo në aspektin material. Kurse në aspektin psikologjik dhe shpirtëror do të thotë që çdo shenjë do ta kalojë fokusin më shumë brenda vetes, në eksplorimin e brendshëm.

Këto ishin anët pozitive. Po çdo e mirë e ka edhe një të keqe.

Mbingarkesa e tepërt është e zakonshme kur Jupiteri shkon tek Peshqit, ndaj shmangni çdo tendencë arratisëse prej realitetit. Mos harroni, Peshqit përfaqësohen nga dy peshq që notojnë në drejtime të kundërta: Njëri lëviz drejt mbretërisë astrale, jomateriale, ndërsa tjetri përballet me fushën fizike. Gjatë vitit të ardhshëm, puna juaj është të gjeni harmoninë midis këtyre dy rrjedhave. Suksese!

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]