Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Fatmir Limaj i bën një dhuratë unike djalit të tij

nga Revista Kosovarja

Në familjen e Fatmir Limajt sot është festë. Është ditëlindja e Durimit, djalit të komandant Çelikut, njëherit politikanit të njohur që tani është në krye të Nismës Socialdemokrate.

Mbi artikull

Në ditëlindjen e 30-të të te birit, Durimit, i ati Limaj ka surprizuar me një dhuratë të rrallë, bëhet fjalë për një medaljon që në vete ngërthen historinë dhe vulën e lirë.

Limaj këtë moment të veçantë e ka ndarë më miqtë e tij në rrjetin social Facebook, ku mes tjerash për të birin Durimin, ka thënë se e meriton plotësisht këtë shenjë që pasqyron sakrificën e krenarisë së gjithë familjes Limaj, duke e këshilluar që t’ia përcjellë nipit Dimalit, e që ai tutje ta përcjellë brez pas brezi për kujtesë historike.

Moneytizer Paragrafi 4

Urimi i plotë i Limajt për të birin, Durimin;

“Për ditëlindjen e 30-të, Durimit ia dhurova një medaljon që ka historinë e vulën e lirisë. Durim, ti e meriton këtë shenjë që pasqyron sakrificën e krenarisë së gjithë familjes Limaj. Ruaje dhe ia përcjellë pastaj Dimalit, e ai brez pas brezi për kujtesë historike. Urime 30 vjetori i lindjes, bir!”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]