Aktori i njohur nga Kosova, Fatmir Spahiu, njihet si një nga aktorët më të dashur në skenën shqiptare.
Kjo për faktin edhe se sensi i tij i humorit, i bën të qeshë vazhdimisht publikun.
Ai madje është mjaft aktiv dhe kritik në shumë raste, e ashtu ka bërë edhe së fundmi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka kritikuar televizionet shqiptare që e kanë ‘lodhur’ publikun vetëm me emisione politike.
Ky është postimi i plotë i Fatmir Spahiut:
Eshte nje e vertet e madhe lidhur me klikimet neper emsione politike. E keni fitu tregun. 100%. Ska fjale.
Kosovari jone i ka dy opcione ne mbremje, emision politik me filanin ose emision politik me fistekun.
Edhe ato paaak emisione, zbavitese ose seriale shtyhen ose hiqen si ponla vetem per shkak qe naj lider politik ka nje konference SPECIALE sepse eshte takuar me nje lider tjeter politik e kane fol per nzjqoqoxmdnqoqn. Ska televizion pa film, pa seriale, pa emisione zbavitese, pa muzike e pa festivale. Ska televizon pa prodhim qe per bosht kryesor e ka zbavitjen e qytetarve, natyrisht edhe politken dhe aktualitetin por jo si rol kryesor!
Ne kete trend me se shumti jane kaH humbin politikanet dhe kete nuk po e verejne. Eshte barre e madhe per nje person qe meret me politike me qene cdo nate ne prime time. Eshte edhe e demshme besoj edhe per shendetin mendor dhe fizik te individit! Sepse vetebesimi shkon ne at nivel sa qe fillon e mendon qe ma i shpejte edhe se Hussain Bolt ne 100m sprint!
Edhe kjo kohe ka me kalu por me nje gjenerate qe supeheronje te do ti kene nga sfera e politikes!
Qysh eshte kah shkon trendi besoj qe analistet dhe politikanet do te fillojne te kendojne edhe neper dasma!
Keshille miqesore, nalne doren. Ky popull meriton paaak rellax. E qe 20 vjet nuk jeni tu e kriju at klime!