fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Faton Bislimi jep dorëheqje nga kryesia e LDK-së

nga Revista Kosovarja
2 javë më parë
në Aktuale
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi ka dhënë dorëheqje nga kryesia e LDK-së.

Në letrën e dorëheqjes, Bislimi ka paraqitur pakënaqësitë e tij me partinë.

Letra e dorëheqjes është kjo:

I nderuar Kryetar,
Të nderuar kolegë të Kryesisë,
Po ju shkruaj për t’ju njoftuar me vendimin tim për të dhënë dorëheqje nga Kryesia dhe Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, efektivisht nga sot. Marrja e këtij vendimi nuk ishte aspak e lehtë! Por, në mes të heshtjes përballë injorimit të paarsyeshëm, personalizimit të skajshëm, dhe përpjekjes perfide për sforcim të pozitës personale e jo të partisë, kryesisht nga kreu i saj në njërën anë, dhe besimit të palëkundur për një LDK që i qëndron besnike vizionit rugovist, për një LDK që shpërfaqë e praktikon djathtizmit autentik kombëtar si dhe një LDK që e sheh secilin aktivist e aktiviste, të mëparshëm apo të tanishëm, si hisedarë e jo si shërbëtorë të partisë; unë zgjedh këtë të fundit. Zgjedh LDK-në e idealeve dhe pragmatizmit politik, jo atë të interesave personale e grupore; LDK-në e atyre që sakrifikuan e nuk u lodhën asnjëherë së punuari për liri, demokraci e pavarësi, jo atë të lartësimit të përfituesëve e tregtarëve politikë; LDK-në e vlerësimit dinjitoz të figurave themeltare e të të rënëve të saj, e jo atë të homazheve fallso para varreve të tyre; LDK-në e miqësisë permanente me SHBA-të, jo atë të thirrjes me zë të shterur në këtë miqësi vetëm për poena politikë; LDK-në e aktivistëve e kontributdhënësëve, jo atë të titullarëve! Për këtë LDK, qëndroj i palëkundur edhe tash e tutje!
Fatkeqësisht, kjo LDK që unë zgjedh dhe e dua – sepse besoj fuqishëm që i shërben vendit e kombit – vetëm sa po tkurret konceptualisht nën çasjen e kreut të tanishëm. Sikur shumë të tjerë, edhe unë personalisht kam qenë shpresëplot në këtë lidership; nuk e mohoj. Jam përpjekur të bëj punën time, kam shpreh shqetësimet në forumet e partisë (qoftë edhe në rastet e rralla që një mundësi e tillë na është dhënë). Moskonsiderata e personalizimi i skajshëm i udhëheqjes së partisë ka vazhduar. Jo më! Jo me mua, të paktën!
Data e sotit koincidon me Ditën e Presidentit, një celebrim demokratik që Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova, e kishte institucionalizuar. Është pikërisht kjo figurë emblematike e kombit tonë që më ka dhënë e vazhdon të më jep frymëzim për të ardhmen dhe politikën. Janë urtësia e vizioni i palëkundur politik që shpërfaqte Presidenti Rugova si virtyte të politikës që do duhej të lartësoheshin sot. Dhe, pikërisht, për ta bërë këtë, unë lirohem nga këto pozita partiake, ashtu që me secilin që beson në LDK-në autentike rugoviste, në vizionin djathtist kombëtar, bazuar në urtësi politike, të mund të punojmë bashkërisht për interesin e kauzën kombëtare, e jo për tekamendjet e dikujt që pozitën personale e sheh si qëllim politik e nënshtrimin e përdorimin oportunist të të tjerëve si virtyt politik.
Nga thellësia e zemrës falëmnderoj secilin aktivist e aktiviste të LDK-së, secilin anëtar besnik të LDK-së, e secilin votues anekënd Kosovës dhe nga mërgata jonë (të cilët janë gurthemel i shtetit tonë)! U jam përjetësisht mirënjohes për nderin jetësor që me keni dhënë të isha Deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe Anëtar i KP dhe Kryesisë së LDK-së së fundi. Nuk ua harroj asnjëherë këtë besim dhe nuk po ndahem nga ju assesi. Andaj, me gjithë kapacitetin tim do vazhdoj angazhimin tim për kauzën tonë kombëtare, për idealet e ruajtjes dhe sforcimit të shtetit të Kosovës – sidomos në këtë kohë kritike për vendin – në bashkëpunim të ngushtë me miqët tanë të njëmendtë në ëashington, DC. Përvoja ime në Capitol Hill tash e mbi dy dekada më ka mësuar shumëcka, por një është e vecantë (e thënë nga Presidenti Abraham Lincoln): “nuk mund t’i ikësh përgjegjësisë të së nesërmes duke i bishtruar asaj sot!”
Përzemërsisht juaji,
Faton Bislimi


Etiketa: Faton Bislimi

POSTIME TË NGJASHME

Aktuale

Escobar dhe Lajçak në zyrë te Kurti, nis takimi për zhvillimet në veri

1 orë më parë
Aktuale

Lushtaku mbush Skenderajn me flamuj amerikanë: Ishalla s’ka nevojë me shku në Mitrovicë

2 orë më parë
Aktuale

“Burdushi”: Me hajmali e fall s’e kam kriju pasurinë

6 orë më parë
Aktuale

Krasniqi viziton Zveçanin dhe Zubin Potokun, nuk jep shenja se kryetarët e këtyre komunave do të dorëhiqen

6 orë më parë
Aktuale

KFOR-i ndihmon Policinë e Kosovës të largojnë veturën e bllokuar nga protestuesit serbë në Zveçan

7 orë më parë
Aktuale

Sulmohet Policia e Kosovës në Zveçan

8 orë më parë
Postimi tjetër

Marrëdhënia me Kejsin, Stresi u bën thirrjen e fortë mediave

Pasi të lexoni këtë, do filloni të zgjoheni më herët çdo mëngjes

Nita dhe Shpati përsëri bashkë?

TË FUNDIT

Olta Gixhari bën tatuazh emrin e personit më të dashur në vendin më unik

14 minuta më parë

Olta u bë aktorja më e përfolur pas daljes nga Big Brother VIP Albania. Sot përmes një postimi në Instagram,...

Don Xhoni i dedikon këngë modelës ruse

24 minuta më parë

U tha se Don Xhoni dhe Ariana i dhanë fund lidhjes së tyre, por siç duket nuk ka përfunduar gjithçka....

Loredana pozon në bikini, zemrën e thyer e vë në dukje

34 minuta më parë

Loredana ka ndarë disa momente nga pushimet e saj. Ajo e veshur me bikini, vë në pak tatuazhin tek këmba...

Do të mund të ishte kunatë me Kiaren, në dasmë vallëzoj me këngën e saj

44 minuta më parë

Para pak ditësh ishte dasma e Fatjonës dhe vëllaut të Butrintit, Shkumbinit. Dasmë kjo tejet e komentuar në rrjete sociale,...

Ia vjedhin kutinë e bakshishit Kelas dhe Elgitit, kapet “hajduti”?!

54 minuta më parë

Dasma e Kleas dhe Elgitit është një nga dasmat më të komentuara ditët e fundit. Por në dasmë iu ndodh...

Ky bukurosh ishte burri i Bora Zemanit, bashkë e kanë djalin

1 orë më parë

Bora Zemani është një nga personazhet më të njohur të botës së televizionit. Ajo, ka vite që prezanton “Përputhen”, një...

MË TË LEXUARAT

Luizi i dedikon këngë Kiares, por në klip e merr këtë super modele

MPB mohon se ka marrëveshje për tërheqjen e njësive speciale

Më në fund bëhet publike data e dasmës së Arbanës me Eduartin

Cilat ushqime nuk skadojnë, si t’i ruani për më shumë jetëgjatësi

Kosova i dërgon zyrtarisht Serbisë kërkesën për zbardhjen e fatit të të zhdukurve, nis me Drenicën

Serbët vazhdojnë të protestojnë në veri

E premtja nga atrologu Paolo Fox

Romeo tregon pse nuk ka të dashur

Melinda me imazhet e fundit lë pa fjalë ndjekësit e saj

Nuk besonte se po bëhet baba, Al Pacino kërkoi nga e dashura të bënte test të atësisë

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist