Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

FC Ballkani ka emëruar kroatin Mislav Karoglan si trajnerin e ri të skuadrës

nga Revista Kosovarja

FC Ballkani zyrtarisht ka emëruar kroatin Mislav Karoglan si trajnerin e ri të skuadrës.

Mbi artikull

Klubi nga Suhareka njofton se kontrata e tij me klubin është nënshkruar për dy vjet e gjysmë.

Njoftimi i plotë:

FC Ballkani zyrtarisht ka emëruar kroatin Mislav Karoglan si trajnerin e ri të skuadrës, duke shënuar kështu një moment historik për klubin tonë, me kroatin që është trajneri parë i huaj që drejton FC Ballkanin. Kontrata e tij me klubin është nënshkruar për dy vjet e gjysmë.

Moneytizer Paragrafi 4

Karoglan, 43 vjeç, vjen në Suharekë me një eksperiencë të pasur në futbollin evropian. Ai ishte kryetrajner i klubit të njohur kroat 𝐇𝐚𝐣𝐝𝐮𝐤 𝐒𝐩𝐥𝐢𝐭 në dy raste, së fundmi sezonin 2023–24, ndërsa edicionin e kaluar 2024–25 ka drejtuar kampionin e shumëfishtë moldav 𝐒𝐡𝐞𝐫𝐢𝐟𝐟 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐬𝐩𝐨𝐥, me të cilin ka garuar edhe në arenën ndërkombëtare. Përpara këtyre angazhimeve, ai ka udhëhequr edhe skuadra të tjera nga elita e futbollit kroat, si Zadar dhe Istra 1961, duke ndërtuar një profil të fortë si trajner modern.

Trajnerit Karoglan i urojmë mirëseardhje dhe shumë fat e suksese në krye të ekipit tonë, duke besuar se puna e tij do të sjellë energji të re dhe rezultate pozitive për FC Ballkanin.

#FCBallkani

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]