Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Federata e Xhudos: Dënojmë fuqishëm dhunën, besojmë në pafajësinë e Akilit

nga Revista Kosovarja

Federata e Xhudos e Kosovës ka reaguar pasi xhudisti Akil Gjakova është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Mbi artikull

Kjo federatë në reagimin e tyre thonë se dënojnë “fuqishëm” çdo formë dhune, teksa kanë thënë se besojnë në pafajësinë e xhudistit Gjakova, shkruan Gazeta Insajderi.

“Federata e Xhudos e Kosovës dënon fuqishëm çdo formë dhune dhe jemi thellësisht të shqetësuar për ngjarjet e fundit në vendin tonë. Ne e kemi për prioritet të mbrojmë dhe të promovojmë barazinë gjinore, e cila është e vërtetuar me arritjet kulminante dhe përkrahjen e shkëlqyeshme të sportisteve tona”, thuhet në reagimin e tyre.

“Ne besojmë në pafajësinë e Akilit dhe urojmë që organet e rendit të drejtësisë sa më parë të zbardhin rastin. Andaj ftojmë mediat të tregojnë maturi në trajtimin e këtij rasti dhe të ndalojnë njollosjen dhe gjykimin publik të një nga figurave që vazhdon të promovoj imazhin pozitiv të vendit tonë”, vijon njoftimi.

Moneytizer Paragrafi 4

“Akili momentalisht ndodhet jashtë territorit të Kosovës, dhe do të dorëzohet menjëherë tek organet e rendit dhe të drejtësisë në momentin që do të arrijë në Kosovë”, përfundon njoftimi.

Insajderi më herët kontaktoi të marrë një përgjigje nga kryetari i kësaj federate, Agron Kuka, mirëpo i njëjti refuzoi të përgjigjet

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]