Artistët tanë jetë e tyre i kanë mjaftë publike.
Kështu ata shfaqin fëmijët tyre nëpër rrjete sociale, duke i bërë të famshëm ende pa ditur të flasin.
Hana Aliu
Është vajza e Mozzikut dhe Loredanës. Hana ka edhe instagramin personal të menaxhuar nga prindërit, cilësohet një nga fëmijët me të bukur të estradës.
Jon Markoov
Djali i Adelina Tahirit, është posashtu i njohur nga publiku. Joni simpatik kohët e fundit është më i ekspozuar nga Adelina.Edhe pse babain Maqedon, Joni flet shumë bukur gjuhën shqipe.
Kaia Morina
Bukuroshja me kaçurrele vajza e Teutës dhe Adonisit, është një nga vajzat e dashura nga publiku.
Reene Berisha
Vajza e Nora dhe Robert Berishës, hy në grupin e fëmijëve më të ndjekur dhe më të dashur të publikut. Reene dallohet për stilin e të veshurit.
Ana Fejzullahu
Ana është fëmija i katërt i Ermalit dhe Arianës. Bukuroshja është mjaftë e pëlqyer nga ndjekësit dhe adhuruesit e prindërve të saj.
Sky Blue Kindl
Djali i Afërdita Dreshaj, është mjaftë i pëlqyer në Instagram. Bukuroshi biond shfaqet vazhdimisht me fotografi të bukura.
Kemi edhe shumë fëmijë të bukur që zbukurojnë rrjetet sociale të prindërve të tyre të njohur, shkruan ‘Kosovarja”