Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Fëmijët që i ngjajnë babait janë më të shëndetshëm

nga Revista Kosovarja

Gjëja më e rëndësishme për çdo prind është që fëmija i tyre të jetë i gjallë dhe i shëndetshëm në lindje, dhe sipas hulumtimeve të reja, foshnjat që ngjajnë më shumë me baballarët e tyre janë zakonisht më të shëndetshëm se ata që marrin karakteristikat e nënës së tyre.

Mbi artikull

Ky hulumtim interesant i kryer nga Solomon Polachek, profesor i ekonomisë në Universitetin Binghamton dhe Marlon Tracey nga Universiteti i Ilinoisit jugor, u fokusua në studimin e 715 fëmijëve.

Hulumtuesit analizuan studimin e familjeve të brishta dhe mirëqenies së fëmijëve (FFCW) dhe zbuluan se foshnjat që dukeshin më shumë si baballarët e tyre në lindje, ishin në fakt më të shëndetshëm një vit më vonë se ata që dukeshin më shumë si nënat e tyre.

Siç shkruan “Your Tango”, studimi tregon gjithashtu se baballarët që u ngjanin fëmijëve kalonin më shumë kohë me ta në krahasim me baballarët që kishin më pak ngjashmëri me fëmijët e tyre.

Moneytizer Paragrafi 4

Studiuesit zbuluan se fëmijët që kishin lindur jashtë martese dhe që dukeshin më shumë si babai i tyre në lindje ishin më të shëndetshëm deri në moshën njëvjeçare sesa fëmijët që ngjanin më shumë si nëna. Autorët e studimit pohojnë se baballarët që zakonisht kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre ndihmojnë mirëqenien e përgjithshme, duke përfshirë edhe shëndetin, raporton Koha.

Sociobiologjia evolucionare e mbështet këtë teori duke treguar se ngjashmëria baba-fëmijë inkurajon babanë të investojë kohë në shoqërimin dhe angazhimin me fëmijën.

Megjithatë, në thelb nuk kishte asnjë provë për të mbështetur mekanizmat e tjerë të mundshëm si kujdesi ekonomik i babait, përfshirja e tij në prindërimin e përbashkët dhe të ngjashme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]