18 raste me COVID-19 u konfirmuan të premten në Ferizaj, duke u rendit si komuna e katërt me më së shumti të infektuar gjithsej 20.
Pas konfirmimit të lajmit për 18 të infektuar u morë vendim që qyteti i Ferizajt të karantinohet.
Për të mbajtur nën kontroll situatën e krijuar nga koronavirusi në këtë komunë si dhe për të respektuar urdhrin e karantinës po përkujdesen edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.
Në këto pamje nga Ferizaj, ku edhe po bëhen ndalesa të veturave në mënyrë që të mos thyhet rregullorja e vendosur nga organet e rendit.
Duhet përkujtuar që numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 283, 52 të shëruar dhe shtatë viktima.