Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka zbuluar rreth 80 krerë gjedhë (lopë e viça) në fshatin Gërlicë të Ferizajt, të cilat dyshohen se janë të kontranbanduara.
Në njoftim thuhet se, policët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të shoqëruar edhe nga njësitet reaguese të stacionit policor të Ferizajt, në përkrahje edhe të Njësisë së Reagimit të Shpejtë nga Drejtoria Rajonale Policisë në Ferizaj, kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në numër të konsiderueshëm, prej 80 krerë gjedhë (lopë e viça).
Në lidhje më këtë janë njoftuar të gjitha organet kompetente: Prokuroria Themelore e Ferizajt, Policia Kufitare, Dogana e Kosovës dhe AUV .
Ky aksion i policisë së përbashkët po vazhdon akoma.