Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ferki Shala : Nuk ka rikthim se shumë rehat jam

nga Revista Kosovarja

Ferki Shala është shfaqur në një video duke kënduar një nga hitet më të njohur të tij me grupin TNT, dhe kjo video po shpërndahet gjithandej në rrjetet sociale nga fansat e muzikës.

Mbi artikull

Një video e publikuar në internet ka befasuar shumë fansa të këngës shqipe, sidomos ata të grupit TNT, ku shfaqej ish-vokalisti i grupit duke kënduar një nga këngët e tij më të njohura.

Ferki Shala këndon një pjesë nga kënga ‘Kujtimet’ dhe zëri i tij tingëllon fantastik, si çdo herë.

https://www.facebook.com/jepize02/videos/603031220616254/?v=603031220616254

Moneytizer Paragrafi 4

I pyetur nga Gazeta Express nëse kemi një rikthim të mundshëm të tij në muzikë, ai u përgjigj: “Ka te reja nga une, veç jo sa i perket muzikes. Nuk ka rikthim se shume rehat jam”.

Këngëtari vite më parë kishte hequr dorë nga muzika, duke iu përkushtuar fesë e duke deklaruar se nuk do t’i kthehet më asnjëherë rrugës së muzikës e të famës.

E duket se kështu do të vazhdojë të mbetet për artistin e njohur.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]