Reperi nga Ferizaj, Feronit Shabani dhe modelja e njohur Arbenita Ismajli u bënë prindër për herë të parë në muajin Prill.
Lajmi për shtatzëninë e Arbenitës erdhi befasi, pothuajse menjëherë pasi dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë, shkruan “Kosovarja”.
Vajzën e tyre e quajtën Nina, e sigurisht ashtu si pritej nuk mungojnë fotografitë e shumta në rrjete sociale nga çifti, që duket se janë jashtëzakonisht të lumtur.
https://www.instagram.com/p/COC-yjwh6pF/
“Një nga dhuratat më të mëdha që kam marrë është vajza ime 💞” ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë së fundit, ku shihet duke mbajtur në krahë të voglën.
https://www.instagram.com/p/CO22m06BxJp/
Edhe Arbenita në anën tjetër shprehet se ende s’e beson dot faktin që tashmë është mama. /Kosovarja/