Fero dhe Arbenita janë një ndër çiftet më të komentuara të momentit në mediat rozë.
Nuk ka shumë ditë prej kur ata zyrtarizuan lidhjen e tyre me kurorëzim, pas aludimeve se Arbenita ishte shtatzënë, shkruan “Kosovarja”.
Në rrjet qarkulluan disa foto ku shihet Arbneita me barkun e fryrë, por nuk kishte akoma një lajm nga ajo ose i dashuri i saj Fero.
Me disa foto shumë të bukura Arbenita vendosi të sqarojë gjithçka dhe tregoi hapur se është shtatzënë, madje shumë afër lindjes së foshnjës.
Sot, reperi kosovar publikoi një fotografi të Arbenitës dhe me ose pa dashje e bëri publike edhe gjininë e foshnjës.
“Qikat e mija” ka shruar ai në postimin e tij në Instagram.
Modelja duket se është kujdesur për trupin e saj edhe gjatë kësaj periudhe, pasi po duket e mrekullueshme. /Kosovarja/