Produksioni “Fama Event” dhe revista “Kosovarja” kanë nisur një bashkëpunim në prodhimin e storieve, intervistave dhe anketave në formë vizive, të cilat plasohen në portalin kosovarja-ks.com.
Në vazhdën e këtij bashkëpunimi, të cilit i është “prerë shirit” me “VIP Tarot” me Velsa Dragushen, sot vjen një intervistë me rep këngëtarin Fero, i cili në bisedë me gazetaren Lejla Shabani zbulon shumë të pa thëna për jetën e tij private, marrëdhënien me bashkëshorten e tij, dashurinë, xhelozinë, etj.
Në këtë intervistë, flitet edhe për muzikën e Feros, diss-at dhe gjëra të tjera të pa ditura deri më tani.
Sot, priteni intervistën me Feron.