Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Fero iu rikthye muzikës, ja si e kritikonte dikur Gold Ag-un për këtë pjesë!

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur Fero ka surprizuar ndjekësit me një ndryshim të papritur në qëndrimet e tij. Pavarësisht se më herët kishte deklaruar se ishte tërhequr nga muzika për arsye fetare, ai ka publikuar dje disa pjesë të projektit të tij më të ri muzikor.

Mbi artikull

Nga tekstet e zbuluara, kënga duket se i drejtohet ish-partneres së tij, Arbenita Ismajli dhe çështjeve ligjore që ata po kalojnë për kujdestarinë e vajzës së tyre. Një nga vargjet që ka tërhequr më shumë vëmendje është:

“Se kam pa qikën që tetë muaj… i çoj të fala motrës së presidentes”.

Kjo linjë lidhet drejtpërdrejt me faktin se motra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është avokatja e Arbenitës në procesin gjyqësor për kujdestarinë e fëmijës.

Moneytizer Paragrafi 4

Ky rikthim vjen pas një periudhe kur Fero ishte shprehur publikisht se kishte braktisur muzikën për shkak të bindjeve fetare. Në një intervistë të mëparshme, ai kishte thënë:

“Në Islam hyhet komplet dhe kjo fe nuk e pranon muzikën”.

Madje, atë kohë ai pati shprehur dëshirën që edhe Gold AG të largohej nga muzika për të ndjekur të njëjtin rrugëtim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]