Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, në mbledhje kanë ngritur çështjen e auditimit të brendshëm në këtë institucion, duke thënë se kishte shkelje të shumta dhe vjedhje.
Ata kërkuan të dinë se pse ende nuk janë dërguar ato shkelje në prokurori, derisa kanë paralajmëruar se ato shkelje do t’i dërgojnë vetë.
Anëtari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka vazhduar përballjet e tij edhe me kryetarin e ri të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Kurteshi ka kërkuar nga kryesia e KQZ-së që disa çështje mos të kalojnë në heshtje, pasi që nuk po fliten në mbledhje, gjë që e ka kundërshtuar kryetari Radoniqi, teksa ka kërkuar të vazhdohet mbledhja me pyetjet e tjera.