Sot, Kosova shënon 13 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe gjithandej ka atmosferë festive, shkruan “Kosovarja”.
Kryeqyteti është një ndër vendet më të vizituara në këtë datë festive dhe sheshet e Prishtinës janë të mbushura me njerëz që vendosin në mënyra të ndryshmë të festojnë.
Shumë qytetarë janë mbledhur sot në Prishtinë dhe me valle, këngë e tupana po festojnë përvjetorin e shpalljes së Kosovës shtet i pavarur, gjithashtu edhe shumë aktivitete të tjera janë organizuar nga organet shtetërore për nder të kësaj dite.
Të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë.
Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej nga shtetet mike. Ky proces u bë i zakonshëm në ditët e para pas pavarësisë, ndërsa deri më tash Kosovën e kanë njohur 117 shtete. Vendi i fundit që e njohu Kosovën është Izraeli.