Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Festat e nëntorit, shqiptarët e Kosovës zgjedhin Durrësin

nga Revista Kosovarja

Si çdo vit, Durrësi vazhdon të mbetet ndër destinacionet më të preferuara për të kaluar festat e nëntorit.

Numri më i madh i rezervimeve bëhet nga shqiptarët e Kosovës, ndërsa të tilla ka edhe nga bashkatdhetarët e diasporës, që zgjedhin qytetin bregdetar për të festuar.

“Durrësi ka qenë gjithmonë epiqendra e festave të nëntorit, pasi është dhe i preferuar nga shqiptarët e Kosovës, të cilët e festojnë këtë festë me shumë krenari, dhe e gjithë Kosova zbarkon në Durrës në këto festa”, u shpreh Blerim Norja, operator turistik.

Për të krijuar një atmosferë sa më festive, hotelet dhe strukturat akomoduese kanë përgatitur aktivitete të ndryshme, duke e bërë qëndrimin e vizitorëve më të këndshëm.

Moneytizer Paragrafi 4

“Të gjitha hotelet kanë organizuar evente të ndryshme me muzikë tradicionale, me ushqime tradicionale… Pra, është një festë e përvitshme që nga viti në vit vjen duke u shtuar numri i turistëve”, tha Norja.

Edhe këtë vit, për festat e Nëntorit, institucionet vendore kanë veshur qytetin kuqezi, ndërsa janë planifikuar një sërë aktivitetesh kulturore artistike, raporton Tv Klan, transmeton Klankosova.tv.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]