Ai bashkë me motrën Edonën për vite i sollën publikut këngë hite dhe atmosferë në ahengjet familjare, shkruan “Kosovarja”.
Krahas karrierës Miloti ndërtoj familjen e tij pranë të cilës ndihen të lumtur.
Miloti shpesh është në ballinat e mediave roze me bashkëshorten e tij Erxhinen.
Çifti gëzojnë jetë të lumtur familjare. Ata shpesh bëjnë dedikime për njëri-tjetrin dhe nuk e kursejnë dashurinë në publik.
Ata janë prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze të cilët quhen Priam & Roma.
E sot djali i tyre i vetëm po feston ditëlindjen e tretë. Për këtë ditë ai ka marrë fjalë të ëmbla nga prindërit.
Miloti e quan Priamin si versioni i tij më i lezetshëm, teksa Erxhina lutet që ai të rritet me virtytet që ka.
“My coolest version is groëing up…3 vjet sot, urime Priam dali em…100 vjet te mira per ty e per krejt femijet e botes!!!”, është urimi i këngëtarit, kurse Ergjina shkruan:
“Djali jone sot mbush 3 vjet.
U bofsh 100 vjet Priam .. keshtu siq je i dashtun, i buzeqeshun, ambicioz dhe i veqante?”, janë fjalët e saj krahas imazhit të këndshëm të djalit./Kosovarja/