Sot feston ditëlindjen e shtatëmbëdhjetë djali i madh i Ramush Haradinajt.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka zgjedhur që ta uroj djalin e tij edhe përmes rrjeteve sociale, duke zgjedhur fjalët më të bukura, shkruan “Kosovarja”.
“Ishe gëzimi i parë për ne! Urime ditëlindja Gjin 🎂 Fati i mbarë të përcjellt tërë jetën ❤️” ka shkruar Haradinaj në mbishkrimin e fotografisë.
Në këtë portret të bukur shihet deputeti bashkë me nënën e tij dhe djalin.
Nuk ka munguar as urimi i Anitës, e cila gjithashtu ka zgjedhur fjalët më të mira për djalin e saj.
“Gjin, Gezuar Ditelindja e 17-te nanush, pac jeten e bardhe e fatin me plot buzeqeshje si kjo e jotja! Te dua perjetesisht!!!” ka shkruar ajo.
Urime! /Kosovarja/