Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç bën Papa Françesku

nga Revista Kosovarja

Papa Françesku feston në këtë 17 Dhjetor 87-vjetorin e tij të lindjes. Siç shkruajnë mediat italiane, Papa pritet që sot ta kalojë një pjesë të ditës me fëmijët e varfër në “Santa Marta”, me ta ai do të shikojë një shfaqje të shkurtër me artistë cirku dhe do të shijojë tortën e ditëlindjes, ndërsa në orën 12:00 do të marrë urimet e të gjithë besimtarëve në sheshin e “Shën Pjetrit”.

Mbi artikull

Komuniteti katolik në Romë është shprehur se në ditëlindjen e tij, arsyet për të festuar janë të shumta duke treguar mirënjohje ndaj punës së Papës.

Një urim për Papën ka dhe kryeministri i vendit tonë Edi Rama, i cili krahas një fotoje të postuar në Facebook, shkruan: Edhe 100!

Kujtojmë se Papa Françesku ka lindur më 17 Dhjetor të vitit 1936 në Buenos Aires të Argjentinës.

Moneytizer Paragrafi 4

Fillimisht ai ka punuar si teknik në një laborator të shkencës ushqimore, më pas iu desh të përballej me një sëmundje të rëndë e cila në fakt e frymëzoi t’u bashkohej jezuitëve në 1958-ën. Ai u bë prift katolik në vitin 1969 dhe nga 1973-1979 ai kishte detyrën e eprorit jezuit në Argjentinë.

Ai udhëhoqi kishën argjentinase gjatë trazirave të Dhjetorit 2001.

Pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI më 28 Shkurt 2013, ai u zgjodh si pasues i tij më 13 Mars. Gjatë gjithë jetës së tij publike, Françesku është shquar për përulësinë e tij, shqetësimin për të varfërit dhe përkushtimin ndaj dialogut ndërfetar.

Edhe pse një ditë ëndërron të kthehet në vendlindje, e vazhdon me dinjitet misionin e tij të shenjtë në Vatikan.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]