Këngëtarja kosovare Fifi ka kohë që më shumë jeton e vepron në Tiranë, gjë të cilën e kemi parë me angazhimin e saj në emisionin ‘Shiko kush Luan’.
Fifi pëlqehet shumë si këngëtare nga publiku mbarëkombëtar ku me këngët e saj ka arritur të bëjë çdo kë për vete, shkruan “Kosovarja”.
Ajo po ashtu është cilësuar si një këngëtare mjaft e sinqertë me përgjigjet e saj në intervista.
Ndërkohë që kohët e fundit ka qenë mjaft e komentuar edhe për pamjen e jashtme, sidomos për rënien në peshë.
Së fundmi ajo është shfaqur e veshur në trenerka dhe me një grim të lehtë, por që po duket mjaft bukur./Kosovarja/