Fifi tani më është bërë një emër mjaft i zëshëm në skenë.
Këngët e bashkëpunimet që po sjellë janë duke e lartësuar akoma më shumë në karrierë, shkruan “Kosovarja”.
Vajzës ferizajase po i ecën fati mirë në muzikë, gjersa në dashuri ka treguar se nuk ka pasur të njëjtin fat.
Ndaj nuk janë të rrallë edhe këngët ku Fifi i ka kënduar dashurisë.
Së fundmi, Fifi ka bërë ca ndryshime në pamje ku goxha e kanë tjetërsuar.
Në foton e fundit, tek sa shfaqet veshur sportive vëmendje po merr edhe grimi saj i rëndë.
A shkon kështu edhe sportive edhe e grimosur?/Kosovarja/