Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Filantropi tetovar Lazim Destani dhuron monumentin e shqiponjës për qytetin e Kukësit

nga Revista Kosovarja

Me një ceremoni solemne në Kukës të Shqipërisë, është inauguruar simboli i shqiponjës që është një dhuratë nga filantropi tetovar Lazim Destani.

Mbi artikull

Monumenti“Shqiponja”, u vendos në këtë pikë tek e cila kryqëzohen rrugët që lidhin Kukësin
me Rrugën e Kombit poashtu përmes kërij rreth rrotullimi realizohen edhe hyrje daljet nga Rruga e Kombit të qytetarëve të Hasit.

Në ceremoninë e sotme solemne,krahas donatorit Lazim Destani me bashkëpuntorët e tij ishte i pranishëm edhe
kryetari i bashkisë së Kukësit Albert Halilaj dhe deputeti i zonës së Kukësit Pandeli Majko.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, pas prerjes së shiritit, filantropi tetovar Lazim Destani tha se ndihet krenar që shqiponja tash e tutje do të qëndrojë në këtë vend  pasi që është simboli ynë që na bën krenar. Ai tha se vjen nga një fshat i malësisë së Tetovës, Bozovcë, ku është rritur dhe me Kukësin i ndan vetëm një kodër.
Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Kukësit Albert Halilaj tha se Kukësi është qyteti që i bashkon të githë shqiptarët përmes rrugës së Kombit.
Në shenjë vlerësimi për dashurinë dhe kontributin e tij të vazhdueshëm për Kukësin, filantropit Lazim Destanit i është dorëzuar çelësi e Qytetit, simbol i mirënjohjes dhe respektit të përbashkët. Çelësi i është ndarë nga ana e kryetarit të
Bashkisë së Kukësit Albert Halilaj. Për Destanin ky është një moment i veçantë në
jetën e tij,
Ky monument është dhuruar në Tiranë për nderë të 100 vjetorit të pavarësisë së  shtetit shqiptar dhe prej sot do të qëndrojë në trekëndshin e tre shteteve, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Shqiponja poashtu do të ketë edhe aksesorët ndihmës dhe
sistemin e ndriçimit dekorativ.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]