Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Fillojnë procedurat për uljen e pagave në sektorin publik?

nga Revista Kosovarja

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka paralajmeruar pesë ditë më parë se nëse për shkak të Koronavirusi vazhdon kriza ekonomike, atëherë do të preken edhe pagat e sektorit publik, për të cilat ka paralajmëruar ulje.

“Nuk mundet kriza me vazhdu edhe dy muaj e ne mos me i prek edhe rrogat e sektorit publik”.“Ka opsione të ndryshme: Nëse ne themi jemi në muaj të mbijetesës, dhe jemi në muajt ku po punojmë vetëm me staf esencial, unë nuk e di pse mbijetesa duhet me qenë ndryshe për gjyaktës dhe ndryshe për një zyrtar financiar”.

“Një opsion mundet me qenë të gjithë të punësuarit në sektorin publik, përjashto sektorin e shëndetësisë dhe të policisë qe janë në angazhim maksimal e kanë pagën e njëjte 400 euro, 400 euro. Unë përsonalisht e kisha favorizu një opsion të tillë”, ka thënë Bislimi.

Sipas burimeve brenda ministrisë, thuhet se ministria e financave, ka kërkuar nga ana e ATK-së, ta kenë listën e plotë të pagave, në mënyrë që ta bëjnë një analizë dhe më pastaj ta marrin vendimin.

Moneytizer Paragrafi 4

“Kanë nisur me punën për t’i zbritur pagat në sektorin publik. Kanë kërkuar nga ana e ATK-së ta kenë listën e plotë të pagave, në mënyrë që ta analizojnë dhe pastaj të marrin vendim”, i ka thënë ky burim Gazetës Blic.Gazeta ka tentuar të flas gjatë gjithë ditës me ministrin në detyrë të Financave, Besnik Bislimi, por komunikimi me të ka qenë i pamundur.Në anën tjetër, para disa ditëve, përfaqësuesit e biznesve dhe odat ekonomike, kanë kërkuar uljen e pagave në sektorin publik dhe me ato mjete të ndihmohet ai privat. Ato kanë kërkuar alokimin e 300 milionë eurove për sektorin privat, një pjesë e të cilave mund të sigurohet nga zbritja e pagave në sektorin publik.Gjithçka pritet të sqarohet ditëve në vijim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]