Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Fishekzjarre të shumta ndizen në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Fishekzjarre të shumta janë parë e dëgjuar sonte në dy anë të ndryshme të kryeqytetit.

Për disa minuta radhazi, qytetarët kanë mundur të shohin e dëgjojnë këto fishekzjarrë që ndriçonin Prishtinën.

E gjithë kjo ishte ‘festë’ e organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas votimit të Qeverisë Hoti sot në Kuvendin e Kosovës.

Moneytizer Paragrafi 4

Me 86 deputetë të pranishëm, Qeveria Hoti mori 61 vota pro, 24 kundër dhe një abstenim, raporton Indeksonline.

Siç duket e gjithë LDK-ja i është gëzuar mjaftë shumë kësaj fitore, ku qeveria e tyre e re do të jetë bashkë me AAK-në, Nismën dhe komunitetet, pas dështimit të koalicionit VV-LDK.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]