Ish-deputeti Fisnik Ismaili, ka reaguar ashpër përmes një statusi në Facebook rreth masave për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.
Ai ka thënë se tri bizneset që i udhëheqë kanë pësuar mjaft shumë nga masat e pandemisë, por ka thënë se është pajtuar me këto masa duke i respektuar plotësisht.
Por, Ismaili ka kritikuar partitë politike për të cilat ka thënë se nuk i kanë ndalur tubimet gjatë fushatës, ndërsa ka thënë se nëse paralajmërohen masa të reja, ai nuk do t’i respektojë.
“Veç duheni me m’ngrehë zhag në burg, se unë më as nuk e mbylli veten, as bizneset e mia..”, ka shkruar ndër të tjerash Ismaili në Facebook.
*Kujdes: Gjuhë e papërshtatshme për moshat minorene. Statusi është i paedituar:
Prejse ka nisë pandemia, të tri bizneset që i kam kanë pësue shumë keq, e në veçanti palestra Transformohu edhe restoranti Ha Mirë, jo vetëm nga ndalesat e shumëta, por edhe nga shkurtimi i orarit dhe shpenzimet e mundi shtesë me rregullat e reja, kujdesi në pastërti e mirëmbajtja.
Karrota u relativisht kfill në momentin që na lanë me dalë nëpër zyre, sepse sa ishim mbyllë, ishte e pamundun me veprue.
Gjatë krejt kësaj kohe kam qenë super i kujdesshëm, tuj ba thirrje mos me dalë përveç nëse është e domosdoshme, s’kam qarkullue thuajse kurrkah tjetër pos te bizneset e mia, i kam kqyrë punët e mia, e qebesa edhe jam mundue, përmes Karrotës, me takat, me i ndihmue edhe bizneseve tjera e ekonomisë në përgjithësi, duke ulë çmime e duke pritë për pare.
Kur po dal në ndoj kafeteri/restorant tjetër, në raste shumë të rralla edhe gjithmonë në takime pune, po më duket thue se jam në ndonjë shtet tjetër, qaq moti që s’kam dalë anipse edhe COVID-in e kam kalue.
Tanë këtë kohë, krejt subjektet politike, ama bash krejt, e kanë kqyrë bothën e vetë. Sa tregohen kishe të kujdesshëm për popullin, në momentin që i duhet populli, e nxjerrin jashtë në turma pasojat e të cilave na, bizneset, po i hajmë në fund.
Gjithmonë po është ai arsyetimi “Hajt, se COVIDI s’po mytë qaq shumë njerëz”, duke i injorue pasojat që po ua len edhe atyne që po e kalojnë, veç me ba fotografi me popullin që po i përkrahë. Qaj i njajti popull që tash s’po i ha leshi ma, po del kafiqave e nejave, cop po bahet, se ju iu thatë që n’rregull është me dalë.
Në fund, po dëgjoj paralajmërime se mundet me pasë ndalesa të reja. A e dini çka? Veç duheni me m’ngrehë zhag në burg, se unë ma as nuk e mbylli veten, as bizneset e mia, sepse juve po ju çohet me ba ndalesa, mbasi vetë e banët mut!
Me qenë që krejt i këqyrin punët e veta, e respektojnë distancën sociale edhe PUNOJNË, sot s’i kishim pasë këto probleme, e tash, për qefet politike, e qefet e halllkit që dalin pa u mërzitë, ma nuk e ha unë, që po punoj ditë e natë qe sa kohë, edhe nuk e kam njet me e respektue asnjë ndalesë.
Hajdeni, dënojeni punëtorin që po mundohet, e militantat e qeflinjtë mos i ngucni, sepse qasi populli i mutit gjithë kemi qenë: Ai që punon gjithë e ka hangër, e parazitat kanë ba qef.
Mos t’ju shkon mendja me i shtrëngue bizneset ma, mbasi e banët mut me apetitet politike! S’paguej asnjë cent për pasojat e veprimeve tueja, e as nuk e kam njet me e lanë dikon me më mbyllë ma, përderisa i kqyri veç punët e mia!