Fitore Rexhepin publiku i gjerë e njeh prej shumë vitesh, qysh kur ajo ishte ende krejt e re në moshë dhe prezantonte emisione argëtuese.
Vit pas viti gazetaren dhe prezantuesen e kemi parë në formate të ndryshme televizive, gjithmonë duke e dëshmuar fuqishëm profesionalizmin gazetaresk.

Fitore Rexhepi shkëlqen në prezantim dhe trajtim të çdo çështje e pyetje, madje di ti zë ngushtë mysafirët, sidomos protagonistët e politikes.

Dhe, jo rastësisht ajo do të jetë edhe në ciklin e emisioneve parazgjedhore, ku me gjasë do të godasë me pyetje dhe performancë, shkruan “Kosovarja”.
A i ka mbetur Fitores format, emision a zhanër gazetarie pa lëvruar?
E shihni në “RTK”!




