Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Fituan 100% të buxhetit, Egla Ceno bën kërkesën e veçantë

nga Revista Kosovarja

Ditën e sotme “Vëllai i Madh” ka dërguar një zarf të bardhë në shtëpinë e “BBV”. Aty thuhej se banorët kanë fituar 100% të buxhetit.

Mbi artikull

E duke qenë se tani kanë ngelur vetëm 6 banorë në “Big Brother VIP3” dhe ushqime ka mjaftueshëm në shtëpi, Egla Ceno ka bërë një kërkesë mjaft të veçantë.

Aktorja ka thënë që këtë buxhet ta dërgojnë për bamirësi, e banorët pranuan menjëherë.

Ndërkohë, teksa banorët shprehen se çfarë mund të marrin pasi ka ushqime, Julian Deda tregoi idenë që kishte Egla.

Moneytizer Paragrafi 4

“Egla ka një ide. Ta dëgjojmë idenë se mbase edhe mund t’a bëjmë. Nuk është ndonjë gjë e madhe. Egla ka një ide, blejmë cigaret dhe pjesën tjetër bëjmë pazar dhe ia çojmë dikujt që ka nevojë”, tha aktori i njohur.

“Kemi gjithë të mirat, jemi super dakord”, thanë të gjithë banorët pasi dëgjuan kërkesën e Cenos.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]