Luiz Ejlli, lojtari më i pëlqyer deri tani i publikut shqiptar të Big Brother Albania, ka kaluar edhe kufijtë. Ai është bërë temë edhe në Kanada, dhe hiç më pak se stari i Big Brother atje, Kevin Jacobs.
Luizi disa herë ka përmendur kanadezin, duke thënë se loja e tij, është si model i marrë nga disa Big Brother nëpër botë, e një ndër kryesorët nga Kevin.
Një nga veprimet e fundit të Luizit, ishte futja në banjo bashkë me Armaldon dhe Kristin, gjë e cila bëri që Vëllai i Madh të i nxjerrë që të tre në nominim. Luizi tha se këtë e ka bërë me taktikë, duke bërë të njëjtën gjë që kishte parë ta kishte bërë Kevin gjatë lojës së tij.
Ndjekësit e Luizit në Instagram i kanë përcjellë Kevinit se çfarë po thoshte banori shqiptar i Big Brother për të, dhe kjo ka bërë që ai t’i dërgojë mbështetje përmes rrjetit të tij social.
Megjithatë, përfitimi ka qenë i dyanshëm. Luiz ka fituar nga modeli i lojës së Kevin, e ky i fundit nga ndjekësit e shqiptarit në Instagram. Kevin, nga rreth 10 mijë ndjekës që i kishte në këtë rrjet social, ka arritur që shumë shpejtë ta trefishojë numrin e tyre, duke e çuar në afër 30 mijë ndjekës.