Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Fjolla Morina e thotë troç : Nga ky vit kërkoj një bebe

nga Revista Kosovarja

Fjolla Morina konfirmoi pak muaj më parë lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla, lidhje e cila u pasua me shumë lajme e komente.

Fjolla zbuloi gjithashtu se Fisniku i ka propozuar për martesë dhe së shpejti ata do ta zyrtarizojnë lidhjen e tyre.

Në një intervistë për revistën Who, Fjolla tregon se po pret të rregullojë disa gjëra dhe do të mbajnë një dasmë të bukur.

Moneytizer Paragrafi 4

“Ne jemi si të martuar, por besoj se do jetë edhe më bukur kur të krijojmë familjen tonë, mezi po presim”, u shpreh Fjolla.

Këngëtarja tregoi se vajzat e saj e kanë pritur mirë lidhjen me Fisnikun dhe ai është shumë i dashur. Po ashtu Fjolla tregoi se edhe ajo i ka takuar fëmijët e Fisnikut.

“Direkt fëmijët kanë qenë shumë të dashur me Fisnikun. I ka bërë për vete sepse është shumë i dashur si njeri. Speciale, shumë e mirë, se kam pritur as vetë të ishin kaq të lidhur”, tha këngëtarja.

Fjolla tregoi se ata janë bashkë prej rreth një viti dhe janë njohur nga shoqëri e përbashkët.

“Ne jemi njohur shumë kohë më parë në shoqëri të përbashkët, kemi qenë miq pastaj, jemi dashuruar shumë me njëri-tjetrin dhe sot jemi bashkë”, tregoi këngëtarja.

Në fund Fjolla tha se nga ky vit kërkon një bebe. “Uroj që vitin e ri ta mbyllim me bebe, që po e presim me shumë dashuri. Ju uroj të gjithëve gëzuar vitin 2021, me shëndet të mirë. Ky vit që lamë mbrapa ka qenë shumë i keq për gjithë botën. Dhe ju uroj të gjithëve që ta gjejnë dashurinë e jetës siç e kam gjetur unë”, përfundoi Fjolla.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]