fbpx

Fjolla Morina shfaqet provokuese në imazhet e fundit në festën e shokut të ngushtë

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa shpesh nuk mungojnë edhe fotografitë provokuese.

Së fundmi, Morina ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku është parë me një paraqitje mjaft atraktive.

Ajo ka pozuar e veshur me një fustan të shkurtër të gjelbër, në të cilin është dikur tejet tërheqëse.

Me këtë paraqitje, Morina ka marrë pjesë në ditëlindjen e mikut të saj të mirë, floktarit Ardi Selimi.

“Urime ditëlindjen më i miri im”, ka shkruar këngëtarja e hitit “Fb” në mbishkrimin e fotografive.

Këngëtarja përndryshe ka kohë që nuk është treguar aktive në muzikë me publikimin e ndonjë projekti të ri muzikor për fansat e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]